Biden bisedë telefonike me Netanyahun, diskutime mbi një pauzë humanitare në Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2023, 21:25
Presidenti amerikan Joe Biden ka folur sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas zëdhënësit të sigurisë kombëtare, John Kirby, të dy udhëheqësit diskutuan mundësinë e një pauze në sulmet në Gaza gjatë telefonatës së tyre.
Ai zbuloi se Biden dhe Netanyahu diskutuan gjithashtu situatën në Bregun Perëndimor përgjatë konfliktit të armatosur me Hamasin.

