Shala: Kurti nuk ka pranuar asgjë, pasi Serbia po heziton që të nënshkruajë një dokument

Analisti, Krenar Shala në një intervistë në Ora News foli për zhvillimet më të reja në Kosovë. Shala u shpreh se Kurti nuk ka pranuar asgjë pasi Serbia po heziton që të nënshkruajë një dokument.

"Mu duk një mbledhje e zakonshme ku pushteti dhe opozita përballen si zakonisht.

Por duke marrë parasysh historikun e trishtë që ka pasur opozita në aspektin e dialogut me Serbinë vecanërisht sepse tema qëndrore në Kuvend ishte procesi i dialogut me Serbinë, atëherë duke marrë parasysh pozicionin shumë të fuqishëm të qeverisë aktuale atëherë normalisht që në debat nuk ishte e vështirë që të identifikohej fituesi.

Opozita tek ne lëngon nga mungesa e kredibilitetit sa i përket procesit të dialogut me Serbinë. Kurti nuk ka pranuar asgjë pasi Serbia është duke hezituar që ta nënshkruajë një dokument. Kurti nuk ka pranuar asgjë më shumë se sa ka pranuar opozita që po akuzon Kurtin", tha ndër të tjera Shala.