Suedia në NATO/ Turqia “urë” lehtësuese e Suedisë, Erdogan: Do të tentojmë të bëjmë përpjekje

Duket se Turqia do të bëjë të mundur lehtësimin e ratifikimit parlamentar për anëtarësim e Suedisë në NATO.

Një gjë të tillë ka bërë me dije Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i cili gjithashtu ka shtuar se Stokholmi ende nuk ka marrë hapa të mjaftueshëm ndaj militantëve kurdë.

Erdogan e ka dërguar kërkesën për ratifikim në parlament një muaj më parë, veprim që është mirëpritur nga aleanca dhe Stokholmi.

Turqia fillimisht ka hezituar të ratifikojë anëtarësimin për shkak të pretendimeve se Suedia është duke strehuar grupe që Ankaraja i konsideron terroriste.

Duke folur para gazetarëve, Erdogan ka thënë se Stokholmi i ka marrë disa hapa sa u përket protestave të organizuara nga Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) dhe është e shqetësuar embargon për armët ndaj Turqisë, por që nuk ka marrë hapa të mjaftueshëm kundër aktiviteteve të PKK-së në Suedi.

Ai ka thënë se prioritet për diskutim parlamentar ka buxheti i Turqisë për vitin 2024, duke lënë të nënkuptohet se ratifikimi i anëtarësimittë Suedisë mund të mos ndodhë shpejt.

Ratifikimi duhet të miratohet fillimisht nga Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit turk, para se të votohet para Asamblesë së Përgjithshme.