U nis nga Zagrebi, rrëzohet avioni në Austri, humbin jetën katër persona

Katër persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i nisur nga Zagrebi u rrëzua në Austri.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit, ndërsa raportohet se aksidenti ka ndodhur në rrethin Lintching, në një zonë pyjore, me një terren të vështirë dhe të pakalueshëm.

Avioni i vogël, Cirrus SR-220 është nisur nga Zagrebi dhe mendohet se ka pasur probleme, ende të paqarta që kanë shkaktuar edhe rrëzimin.

Ndërkohë një helikopter i ambulancës, një mjek dhe tre mjete shpëtimit të Kryqit të Kuq, zjarrfikës si edhe policia u angazhuan në këtë zonë për gjetjen e trupave.

Sakaq, Policia dhe ekspertët e aviacionit po shqyrtojnë rrënojat për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.