Konflikti i përgjakshëm, Hamasi publikon pamjet duke u përleshur me forcat izraelite

Forcat izraelite dhe militantët palestinezë po vazhdojnë përleshjet mes tyre në Rripin e Gazës.

Tashmë shumë video janë publikuar në rrjetet sociale të përballjeve mes të dyja palëve. Hamasi ka publikuar pamjet që supozohet se tregojnë luftëtarët e saj duke u përleshur me trupat izraelite në Gaza.

Grupi militantë pretendon se videoja është filmuar në lindje të rajonit të Zeitoun.

Sky News nuk ka qenë në gjendje të verifikojë vendndodhjen dhe datën e pamjeve. Izraeli ka vazhduar edhe sot me bombardime ajrore para nisjes së një sulmi total të këmbësorisë.