Zjarr në një banesë në Sarandë, ndërron jetë 66-vjeçari

Një 66 vjeçar në fshatin Qesarat në Sarandë ka ndërruar jetë pasi është asfiksuar në banesën e tij. 66 vjeçari jetonte i vetëm dhe në banesën e tij ka rënë zjarr. 66 vjeçari është asfiksuar nga tymi dhe si pasojë ka ndërruar jetë. 

Njoftimi i policisë Sarandë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Qesarat, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi M. F., 66 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.