“Janë vrarë shumë terroristë të Hamasit”, ushtria izraelite bën bilancin: Kemi goditur rreth 300 objektiva të armikut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2023, 08:01
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë bërë një bilanc mbi ofensivën e tyre në Gaza, duke thënë se rreth 300 objektiva janë goditur gjatë ditës së fundit si në sulmet ajrore ashtu edhe nga ato tokësore.
IDF thotë gjithashtu se “shumë terroristë të Hamasit janë vrarë” nga trupat, të cilët luftuan “celula terroriste që gjuanin raketa antitank dhe automatikë drejt tyre”.
Ndër objektivat e goditura me sukses, thotë përditësimi, janë pikat e lëshimit të raketave antitank dhe raketave poshtë boshteve të tunelit, si dhe komplekset ushtarake brenda tuneleve nëntokësore.

