Kanali i ish-gjeneralëve rusë në Telegram: Vladimir Putin pësoi arrest kardiak

Kanali i telegramit “General Svr” që i atribuohet ish-gjeneralëve rusë të shërbimit të huaj të inteligjencës pretendon se Putin ka pësuar një arrest kardiak mbrëmë pak minuta pas orës 21:00 (me orën lokale), në rezidencën e tij private.

Lajmi i raportuar nga gazeta britanike Daily Express, flet se rreth darkës dy agjentë të sigurisë nxituan menjëherë pasi dëgjuan një zhurmë që vinte nga dhoma e gjumit.

Ata e kanë gjetur Putinin “të rrëzuar në dysheme” dhe menjëherë kanë thirrur për ndihmë të pranishmit në rezidencë.

Mjekët më pas e “ringjallën” Putinin, pasi kishin diagnostikuar një arrest kardiak, shkruhet në postimin e rilançuar nga tabloidi.

Presidenti do të shtrohej më vonë në dhomat e rezidencës të pajisura për urgjenca mjekësore dhe kujdes intensiv.