Zjarr pranë Spitalit Rajonal Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me ullinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2023, 18:58
Një zjarr ka rënë në lagjen Partinazani në Vlorë, pranë spitalit rajonal.
Flakët janë përhapur në një sipërfaqe me ullinj.
Dyshohet se situata alarmante është krijuar nga një zjarrëvënie e qëllimshme.
Forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje për të normalizuar situatën.