Scholz kërkon shtypjen e protestave antisemite dhe antiizraelite
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për veprime rigoroze të qeverisë kundër antisemitizmit si dhe armiqësisë ndaj Izraelit në Gjermani.
”Kërkohet një pozicion i qartë dhe nuk duhet të shikohet nga ana tjetër”, u tha Scholz ligjvënësve në parlamentin gjerman.
“Antisemitizmi është i pavend në Gjermani dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i dalë kundër atij. Ne do ta bëjmë këtë si qytetarë dhe si ata që mbajnë përgjegjësi politike. Është gjithashtu një çështje e zbatimit të ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese”, theksoi Scholz.
”Autoritetet duhet të jenë të qarta dhe të ndalojnë të gjitha tubimet ku ekziston rreziku i thirrjes së parullave antisemite, ku mund të lavdërohet vrasja e njerëzve dhe gjëra të tjera të cilat ne nuk mund t’i pranojmë këtu”, shtoi ai.
