Protesta të ndara, por thirrje të njëjta/ Thirrja e mbështetësve pro-izraelitë e palestinezë: Ndalni gjakderdhjen
Israeli dhe Palestina janë përfshirë në konfliktin më vdekjeprurërës mes tyre.
Pas vdekejes së qindra njerëzve në spitalin e gaza, protesta të ndryshme janë organizuar në vendete e BE, por edhe SHBA.
Edhe pse të ndarë mes mbështetësve pro israelit apo por palestinës, thirrjet e tyre ishin të njëjtat: Ndalni gjakderdhjen
Qindra demonstrues, palestinezë dhe hebrenj u grumbulluan për të protestuar para e zyrës Cannon House pranë Kapitolit të SHBA, duke brohoritur, “Bota po shikon”, “Hebrenjtë thonë pushoni luftën tani”.
Një pjesë e madhe e tyre, të organizuar nga ekstremët e majtë të hebrenjve tentuan të hyjnë brenda godinës, por u ndaluan nga polcia, e cila arrestoi mbi 300 persona gjatë këtij tubimi.
Protesta u mbajtën gjithashtu edhe në Greqi. Në Athinë pati protesta pro Izraelit, por edhe pro Palestinës.
Qindra persona u mblodhën jashtë ambasadës izraelite duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur fotografi të viktimave që janë vrarë nga sulmi i Hamasit.
Një turmë e madhe nga ana tjetër marshuan nga sheshi Sintagma për të treguar mbështetje për palestinezët.
Gjithashtu demostrata të ngjashme u mbajtën edhe në Turqi, ku u kërkua të ndalej gjakderdhja.
Turqit marshuan me flamuj palestinezë jashtë ambasadës izraelite në kryeqytetin Ankara. Presidenti turk Tajip Erdogan shpalli tre ditë zie në Turqi për palestinezët e vrarë në spitalin në Gaza.
