Biden: Izraeli të mos përsërisë gabimet e bëra nga SHBA pas 11 shtatorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2023, 12:33
I pyetur nga gazetarët në lidhje me raportet se administrata e tij i tha Izraelit se forcat amerikane do të luftojnë përkrah trupave izraelite në përgjigje të çdo sulmi nga lëvizja libaneze Hezbollah ndaj shtetit hebre, Joe Biden tha se kjo “nuk ishte e vërtetë”.
“Ushtria jonë po zhvillon bisedime me ushtrinë izraelite se cilat janë alternativat në rast të një sulmi të Hezbollahut”, theksoi presidenti.
Joe Biden e shfajëson Izraelin nga masakra e spitalit në Gaza, por i kërkon të mos përsërisë gabimet e bëra nga SHBA pas 11 shtatorit.

