Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbërrin në Izrael

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zbarkuar në Tel Aviv të martën, sipas ministrisë së jashtme izraelite.

Scholz u prit nga ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen në aeroport, thuhet krahas një fotoje të publikuar nga ministria. 

Vizita e Scholz vjen pas një turi të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe më pas presidenti Joe Biden drejt Izraelit për rikonfirmimin e mbështetjes dhe solidaritetit të SHBA-së për shtetin hebre.