Pasi u kapen 'mat' në një darkë romantike, zbulohet 'foleja' e dashurisë së Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Modelja e njohur Gigi Hadid dhe Bradley Cooper kanë nxitur dyshimet e publikut se kanë nisur një romancë me njëri-tjetrin.

Sipas mediave të huaja dyshja kanë përdorur rezidencën e këngëtares së njohur Taylor Swift në Rhode Island “si një fole të fshehtë dashurie” për t’i shpëtuar syrit të publikut.

“Edhe pse Gigi dhe Bradley kanë pronat e tyre në New-York, por ata donin një vend më privat për të kaluar kohë me njëri-tjetrin dhe Taylor ishte shumë e lumtur që i ka ndihmuar ata”– tha burimi, ndërsa shtoi: “Dera e shtëpisë së saj është gjithmonë e hapur për të ndihmuar çifte.”

Kujtojmë që modelja dhe Bradley një javë më parë u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin teksa po darkonin së bashku në një restorant në New York.

Te dy janë prindër, Cooper ka një vajzë me Irina Shayk, ndërsa Hadid nga marrëdhënia me ish-partnerin Zayn Malik ka një vajzë 3-vjeçare, Khai.