E trishtë/ Ish-Missi ndërron jetë në moshën 26-vjeçare nga kanceri i gjirit
Tetori rozë ëhstë cilësuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën.
Ndërsa shumë vajza të reja vuajnë nga kjo sëmundje, por edhe kanceri i qafës së mitrës.
Ish-Miss Uruguai, Sherika de Armas vdiq në moshën 26-vjeçare, nga kjo sëmundje.
Lajmi për vdekjen e të resë u bë i ditur nga vëllai i saj I cili në rrjetin social shkruan: “Fluturo lart, motër e vogël. Gjithmonë dhe përgjithmonë”.
Sherika de Armas u diagnostikua me kancer në qafën e mitrës, ndërsa mësohet se, ajo përfaqësoi Uruguain në konkursin Miss Bota 2015.
Ajo ka ndërruar jetë pas një beteje dyvjeçare me kancerin e qafës së mitrës.
Jashtë pasarelave, De Armas shiste produkte të kujdesit personal, grimit dhe flokëve.
Ajo kishte dhënë një kontribut të çmuar edhe për organizatën për fëmijët me kancer të Fondacionit Pérez Scremini.
