Situata në Kosovë, Pozhari: Duhet hetim ndërkombëtar për sulmin në veri

Gazetari, Xhevdet Pozhari në një intervistë për Ora News foli për situatën në Kosovë dhe për rezolutën që Kuvendi i Kosovës miratoi ditën e sotme. Pozhari theksoi se duhet hetim ndërkombëtar për sulmin në veri të Kosovës.

"Të gjithë deputetë janë në një mendje për rezolutën. Destabilizuesja e rajonit është Serbia.

Hetim ndërkombëtar për sulmin në veri. Serbia është destabilizuese e rajonit. Serbia shpalli ditë zie për terroristët e vrarë, kjo tregon që nuk po fshihet më", tha ndër të tjera gazetari Pozhari.