Haxhixhemajli: Pas sulmit në veri të Kosovës qëndron Serbia, qëllimi ishte përshkallëzimi i situatës

Ekspertja e sigurisë, Arta Haxhixhemajli në një intervistë për Ora News foli për sulmin në veri të Kosovës. Sipas ekspertes, qëllimi kryesor i sulmit ishte përshkallëzimi i situatës në veri.

"Qëllimi kryesor i terroristëve serb ka qenë përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës. Sipas të gjitha dokumentave, pas sulmit qëndron Serbia dhe Vuçiçi. Sulm i orkestruar me uniforma ushtarake.

Lufta me Serbinë vazhdon por është luftë hibride. Lufta hibride është në vazhdimësi", tha ndër të tjera Haxhixhemajli.