Brenda ofensivës së Ukrainës në Lindje
Kundërofensiva ukrainase vazhdon në rajonet e pushtuara nga Rusia.
Trupat tokësorë të kievit, të ndihmuara nga perëndimi goditën tanke të blinduara ruse.
Pamjet u lokalizuan pranë qytetit të rrethuar lindor të Ukrainës, Bakhmut, të cilat u publikuan nga CNN, ku vihet në shënjestër një blind modern rus T-90, një ndër modelet më të avancuara ruse.
“Ne po i godasim dhe djemtë tanë do të përparojnë drejt armikut. Dronët shohin natën si në dritën e ditës. Ne shohim këmbësorinë, goditëm automjetet, topat, gjithçka që duhet të shkatërrojmë”, tha një prej pilotëve të dronit, “Groove”.
"Çdo dron është i pajisur me një imazh termik, që bën të mundur të funksionojë edhe gjatë natës, dhe janë të aftë të mbajnë deri në 15 kilogramë ngarkesë. Të paktën 270 të tilla janë në dispozicion të Ukrainës dhe do shërbejnë në vijën e parë të fronit", raportoi Ministri i Transformimit Dixhital, Mykhailo Fedorov.
Ndërkohë, Ukraina thotë se luftëtarët e Wagner janë rikthyer në vijën e parë pranë territorit të Bjellorusisë.
“Tani disa nga këta militantë kanë shkuar në Afrikë, dhe disa janë duke rinegociuar kontratat me Ministrinë e Mbrojtjes së Federatës Ruse dhe janë kthyer këtu, në lindje të Ukrainës, për të marrë pjesë në armiqësi”, tha Yevlash.
Mercenaret e Vagner kanë marre pjese në luftimet më të përgjakshme, nën udhëheqjen e Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq në një aksident ajror të dyshuar të qëllimshëm muajin e kaluar.


