Qeni i Bidenit kafshon përsëri, kësaj here një agjent të shërbimit sekret
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2023, 11:02
Qeni i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka sulmuar dhe kafshuar edhe një agjent të shërbimit sekret, ka raportuar BBC.
Kjo është hera e 11-të që ai ka kafshuar një agjent sekret në Shtëpi të Bardhë apo te shtëpia e familjes Biden.
Sipas këtij raportimi, Commander, qeni dyvjeçar i racës pastor gjerman, ka sulmuar agjentin e shërbimit sekret në mbrëmjen e të hënës.
“Të hënën rreth orës 9, një zyrtar policor i uniformuar i shërbimit sekret ra në kontakt me kafshën shtëpiake të Familjes së Parë dhe u kafshua”, ka thënë zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi.
