Konflikti në Nagorno-Karabakh, rreth 28 mijë njerëz janë larguar në Armeni

Sipas qeverisë së Armenisë, rreth 28 mijë njerëz, gati 23% e popullsisë së rajonit u përpoqën të iknin sapo Azerbajxhani hoqi një bllokadë 10-mujore në rrugën e vetme të rajonit për në Armeni.

Ajo bllokadë kishte shkaktuar mungesa të mëdha ushqimore, ilaçesh dhe karburantesh. Ndërsa Azerbajxhani është zotuar të respektojë të drejtat e armenëve, shumë banorë kishin frikë nga hakmarrja, raporton The Guardian.

68 persona kanë humbur jetën, 105 janë zhdukur dhe 300 janë plagosur, si pasojë e shpërthimit. Shpërthimi ndodhi ndërsa njerëzit u rreshtuan për të mbushur makinat e tyre në një pikë karburanti jashtë Stepanakertit, kryeqyteti i rajonit, të hënën vonë. Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.