Një ditë pas "luftës" në veri, Gola: Situata është e qetë, operacioni policor vazhdon pa të shtëna
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 25 Shtator 2023, 18:11
Ideal Gola, kryeredakori i "Kosova Press" në një intervitë për Ora News foli për sulmin në veri të Kosovës. Gola tha se situata është e qetë dhe se operacioni policor vazhdon por pa të shtëna.
"Situata është e qetë. Operacioni policor ka vazhduar por pa të shtëna. Janë 6 të arrestuar, 2 prej tyre janë të plagosur.
Disa prej tyre kanë arritur të largohen drejt spitalit të Novi Pazarit në Serbi. Vështirë se të larguarit mund të përballen me drejtësinë në Kosovë", tha ndër të tjera Gola.
