Situata në veri të Kosovës, Arifi: Rusia nxit konflikte të tilla, dialogu është i nevojshëm

Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Preshevës, në një intervistë për Ora News foli për sulmin në veri të Kosovës. Arifi tha se motivacionin më të madh për të nxitur situata të tilla në Kosovë dhe rajon e ka Rusia.

"Situata shqetësuese, një grup agresiv sulmoi dhe vrau 1 polic në Kosovë. Është e qartë se ka qenë një sulm i mirëorganizuar. Policia e Kosovës ishte më e përgatitur se agresorët serbë.

Motivacionin më të madh për të nxitur situata të tilla në Kosovë dhe rajon e ka Rusia. Serbia e sheh Kosovën si diçka që ndërkombëtarët ja kanë marrë përkohësisht. Dialogu i nevojshmëm, Serbia të bindet se Kosova është e pavarur", tha ndër të tjera Arifi.