VIDEO/ Ngelin me kokë poshtë në lojërat rrotulluese, tronditen kalimtarët

Pasagjerët mbetën të varur kokëposhtë për gati 30 minuta në një lojë rrotulluese, e cila u prish në Ontario, Kanada.

Pamjet e postuara në platformën "TikTok" tregojnë udhëtimin, i cili la me kokë poshtë në bord disa njerëz, ndër to dhe fëmijë, ndërsa kalimtarët shohin të tronditur nga poshtë.

Ekipi i mirëmbajtjes së parkut iu përgjigj incidentit dhe arriti të zbriste të gjithë pasagjerët dhe u vlerësuan nga stafi i ndihmës së parë.

 Mediat lokale raportuan se dy persona që ishin në bord u ankuan për dhimbje gjoksi përpara se të liroheshin.

Parku i lijërave mbetet i mbyllur dhe një hetim është duke u zhvilluar.