Polonia shuan tensionet me Kievin, e gatshme të rifillojë furnizimin me armë të Ukrainës

Presidenti polak ka shtrirë dorën drejt Ukrainës në drejtim të rifillimit të bashkëpunimit mes vendeve pas disa javësh të tensionuara mes Varshavës dhe Kievit.

Tensionet mes aleatëve u ngrit pas mosmarrëveshjeve për drithërat, paketat e ndihmave dhe refugjatët, duke bërë që Polonia të lajmërojë se nuk do e furnizojë më me armë Ukrainën.

Megjithatë, Presidenti Andrzej Duda ka pranuar se komentet nxitëse të Presidentit Zelenskyy në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së diskutoi mundësinë e rifillimit të furnizimit me armë të Kievit.

“Të mos harrojmë se Zelenskyy është nën presion të madh,” i tha ai gazetës polake Super Express në një intervistë.

Duke diskutuar për shpenzimet e mbrojtjes, ai tha se pajisjet e reja “duhet të shërbejnë për të forcuar ushtrinë polake”, përpara se të dërgohen më shumë në Ukrainë.

“Kur pajisjet e vjetra zëvendësohen me pajisje moderne, unë nuk shoh problem me dërgimin pajisjeve të vjetra te ukrainasit,” tha ai, duke i hapur rrugën rikthimit në tryezë të palëve.

“Ne duhet të marrim nën kontroll emocionet tona, sepse le të kujtojmë se kush do të përfitojë më shumë nëse rrugët e Polonisë dhe Ukrainës ndryshojnë. Pasojat mund të jenë tragjike”, tha ai duke iu referuar mundësisë së përfitimit të Rusisë nga situata e tensionuar.