Elon Musk lajmëron ndjekësit: Platforma "X" mund të bëhet pagesë mujore

 Elon Musk, i cili bleu platformën "Twitter" vitin e kaluar, i njohur tashmë si “X”, tha se kompania po shkon drejt një pagese të vogël mujore në një përpjekje për të mbajtur robotët jashtë platformës.

Kjo deklaratë vjen pasi Musk ka bërë shumë ndryshime në rrjetin social.

Musk, i cili e bëri deklaratën gjatë një bisede të transmetuar drejtpërdrejt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha se të gjithë përdoruesit do të duhet të paguajnë për të pasur akses në rrjet, përveç shërbimit premium, "X Blue".

Ai shtoi se krijimi i një sistemi të tillë është e vetmja mënyrë që mund të luftojë ushtritë e mëdha të robotëve.