Doli në treg për 499 dollarë, pas 16 vitesh iPhone më i vjetër në botë shitet 380 herë më shumë

Një iPhone i gjeneratës së parë është shitur në ankand për 190,373 dollarë, afërsisht 380 herë më shumë se çmimi i tij origjinal prej 499 dollarësh kur doli në shitje në 2007.

LCG Auctions, i cili organizoi shitjen e së dielës, tha se modeli i iPhone 4 GB ishte 20 herë më i rrallë se modeli 8 GB i lëshuar në të njëjtën kohë për 599 dollarë.

Doli në treg për 499 dollarë, pas 16 vitesh iPhone më i

Kjo është për shkak se modeli 4 GB u ndërpre dy muaj pas lançimit duke pasur parasysh preferencën e klientit për madhësinë më të madhe të memories.

Është iPhone i tretë origjinal që shitet me çmime rekord në ankand keto vite të fundit.

Faktori që i ka rritur akoma më tepër vlerën është se kanë qenë të mbyllura në fabrikë me paketimin e tyre origjinal.

Doli në treg për 499 dollarë, pas 16 vitesh iPhone më i

"iPhone" është një nga produktet elektronike më të suksesshme në botë dhe ndihmoi që Apple të bëhej kompania e parë publike me një vlerë tregu 3 trilion dollarë.