Festojnë 10-vjetorin e martesës, Aurela Gaçe e surprizon partnerin me një dedikim romantik

Këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe dhe bashkëshorti i saj Skerdi festojnë sot 10-vjetorin e martesës.

Në këtë ditë të veçantë për to, Aurela ka zgjedhur të bëj një dedikim për partnerin e saj edhe në rrjetin social "Instagram".

Përkrah një videoje nga dasma, ku ata shihen të këndojnë këngën “Shpirt i shpirtit tim”, Aurela ka shkruar:

"10 vjet nga ky moment. Dasma është diçka simbolike, një festë ku ti mbledh familjarë miq e shokë për të gëzuar së bashku për një dashuri. Për të krijuar disa kujtime të pashlyeshme, si ky moment.

TË KAM GJETUR TY

TI SE DI SA SHUMË KÊRKOVA

UNË ME TY, S’DO TË THOJA KURRË U LODHA

TI TANI, TI RRAHJE E ZEMRËS TIME

BASHKË ME TY,

LE TË THINJET JETA IME

Deri sa të kem frymë, me ty! ( nuk i shpreh dot këtu ato çfarë mban zemra) por e falënderoj Zotin për ditë që kryqëzoi rrugët tona. Më bëre të besoj në një ndjesi që se dija se ekzistonte! Shpirt i shpirtit tim!”.

Festojnë 10-vjetorin e martesës, Aurela Gaçe e surprizon