"Nuk po kërkoj shumë nga një miliarder", Monika Lubonja tregon tre kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj ardhshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2023, 14:09
Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBV", Monika Lubonja, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpeshherë ndan me fansat momentet nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Aktorja e ka rrëfyer që është beqare, por ditën e martë ajo nuk ngurroi të tregonte për pritshmëritë që ka për partnerin e ardhshëm.
Sipas Monikës, mashkulli ideal për të, duhet të plotësojë tre kritere: ai duhet të jetë i arsyeshëm, i sjellshëm dhe i pasur.
“Do të doja një burrë të sjellshëm e të arsyeshëm. Nuk është se po kërkoj shumë nga një miliarder.”– ka shkruar aktorja.

