Rritja e çmimeve nga monopolët, Preçi: Ka pasur keqmenaxhim të situatës, stabiliteti erdhi nga konsumi

Rritja e ndjeshme e çmimeve në Shqipëri dhe qëndrimi në nivele të larta sipas ekspertëve vjen për shkak të keqmenaxhimit. Zef Preçi shprehet se në vend ka situata monopol çka sjell që tregu të jetë I deformuar

Çmimet në Shqipëri kanë shkruar drejt normalitetit, ku rritja llogaritet në 4 për qind për muajin gusht nga 8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. përjashtim bëjnë produkteve kryesore ushqimore që u shtrenjtuan me rreth 3 për qind ndërsa Sipas Instat perimet pësuan rritje të çmimit me rreth 20%

Nga ana tjetër është transporti që është 1 për qind më I lirë

Ky është niveli me i ulet qe ka kapur inflacioni,qe pas nisjes se luftës në Ukraine. Megjithatë sipas ekspertit te ekonomisë Zef Preçi rënia e inflacionit erdhi për shkak te rritjes se kursimeve nga konsumatoret Shqiptare

Sipas tij rritja e çmimeve të dy viteve me radhë ka ardhur për shkak të monopoleve dhe keqmenaxhimit

Një tjetër faktor që duket se ka ndikuar dhe në stabilizimin e çmimeve është dhe zhvlerësimi I monedhave të huaja