Kryqi i Kuq: 10 000 të zhdukur pas përmbytjeve në Libi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 13:54
Rreth 10 000 persona janë shpallur të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese në Libi, tha Tamer Ramadan, kreu i zyrës së Libisë të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, me qendër në Tunis.
Deklarata e tij erdhi gjatë një konference për shtyp të OKB-së në Gjenevë, të zhvilluar online.
Stuhia e njohur si “Daniel” shkaktoi shira të dendur në Libi, duke çuar në përmbytje katastrofike në pjesën lindore të vendit.
Qindra persona janë varrosur tashmë në qytetin e goditur të Dernas, ku shpërthyen dy diga.
