Samiti i G20-ës, Muhaj: Nuk ka mekanizma që të ndalohet konflikti në Ukrainë
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 13:52
Profesori dhe kërkuesi shkencor në Akademinë e Studimeve Albanologjike, Ardian Muhaj ishte i ftuar në studion e Ora News, ku foli për samitin e G20-ës. Muhaj tha se nuk ka mekanizma që të ndalojnë një konflikt si ai mes Rusisë dhe Ukrainës.
"Normale që edhe jugu të ketë zërin e vet, jo vetem G20-ta. Në deklaratën e rënë dakord kemi më shumë parime.
India dhe Kina janë të detyruara që të kenë një marrëdhënie të mirë me fqinjët ose të shkojnë në luftë. Lufta e Ukrainës, nuk ka mekanizma që të ndalojnë një konflikt të tillë", tha ndër të tjera Muhaj.
