Ukraina thotë se ka rrëzuar më shumë se 20 dronë rusë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2023, 15:38
Ukraina rrëzoi më shumë se 20 dronë rusë herët të dielën, thanë autoritetet.
Rusia sulmoi kryeqytetin ukrainas Kiev me mjete ajrore pa pilot (UAV) Shahed, tha Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit për Telegram.
Popko vuri në dukje se një person u plagos dhe ndërtesat e banimit, makinat, dhe rrugët u dëmtuan si pasojë e rënies së pjesëve të dronëve në pjesë të ndryshme të qytetit.
Në një deklaratë të veçantë, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia dërgoi 33 UAV-të Shahed në drejtim të Kievit dhe forcat ukrainase rrëzuan 26 prej tyre