Mbi 2 000 viktima pas tërmetit shkatërrimtar në Marok
Maroku po mban zi për viktimat e tërmetit të dhunshëm që shkatërroi një pjesë të madhe të vendit dhe në të cilin vdiqën më shumë se 2 000 persona, sipas raportit të fundit zyrtar, i cili ka të ngjarë të përkeqësohet.
Tërmeti, me magnitudë 7,0 ballë Rihter sipas Qendrës Marokene për Kërkime Shkencore dhe Teknike (6.8 sipas Shërbimit Sizmologjik Amerikan), është më i fuqishmi që është matur ndonjëherë në Marok.
”Ai vrau të paktën 2 012 persona dhe plagosi 2 059, nga të cilët 1 404 janë në gjendje shumë të rëndë”, njoftoi Ministria e Brendshme dje në mbrëmje.
Provinca Al-Haouz, ku ndodhej dhe epiqendra e tërmetit, është më e prekura me 1 293 të vdekur, e ndjekur nga provinca e Taroudant me 452 të vdekur.
Në këto dy zona që ndodhen në jugperëndim të qytetit turistik të Marakeshit, fshatra të tëra u zhdukën nga tërmeti.


