Drafti i qeverisë italianë synon të luftojë kriminalitetin ndaj minorenëve

Qeveria Meloni ka aprovuar një draft ligjor i cili synon të luftojë kriminalitetin minoren, varfërinë edukuese e problematikat e jetesës tek moshat e reja.

Janë masa të forta që aplikohen për herë të parë e të imponuara nga aktualiteti italian me një rritje preokupuese të kriminalitetit minorenë.

"Kriminaliteti minorenë po përhapet si njollë vaji, prandaj jemi të detyruar të aprovojnë këtë draft parandalues", deklaroi Kryeministrja italian gjatë prezantimin të këtij vendimi gjatë një takimi me gazetarët.

Drafti ligjor përcakton për një afat kohor deri 1 vit, ndalimin e hyrjes në komuna nga ku janë dëbuar me akuza për vepra penale, minorenët nga 14 në 18 vjeç.

U ndalohet gjithashtu hyrja në vende publike për të gjithë ata minorenë që kanë kryer rezistencë, kanë kërcënuar o kanë dhunuar një punonjës policie.

Ky draft përcakton dhe normativë burgimi për minorenët me rëndesë penale të dënueshme 6 vjet e sipër, Ndërsa për ata që akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal mafioz u hiqet e drejta e prindërimit familjes.

Po ashtu për prindërit që nuk dërgojnë fëmijët në shkollat e ciklit të detyrgueshëm do të kërkohet burg deri në dy vite. Deri më sot ishte përcaktuar një gjobë 30 euro për familjet që nuk dërgonin fëmijët në shkollë.

Drafti ligjor i qeverisë Meloni ka marrë emrin "Ligji Caivano" si komuna në provincën e Napolit që gjatë muajve të fundit ka qenë në qendër të kronikave të zeza për akte dhune seksuale nga banda minorenësh ndaj dy motrave 12 e 13 vjecë e për akte të dhunshme e trafik droge.

Një tjerë normë e përcaktuar nga ky draft është për të parandaluar dhunën tek fenomeni i quajtur "baby gang", pra bandat minorene. Komisari i Policisë së zonës mund të kërkoj nga Autoriteti Gjyqësor urdhërin e ndalimit të telefonave celularë o aparaturave të tjera  që këta minorenë përdorin për të komunikuar me njëri tjetrin.

Është bërë normativë ligjore paralajmërimi e thirrja në Polici dhe për minorenët nga 12 në 14 vjeç që kryejnë krime me dënime jo më pak se 5 vjet si dhe thirrje në polici për këta minorenë që kryejnë akte bulizimi.

Ndërsa për ata minorenë që kapen me armëmbajtje pa leje është përcaktuar masa e ndalimit nga 3 në 4 vite e për ata që trafikojnë drogë nga 1 në 5 vite.

Për të parandaluar rritjen e kriminalitetit minorenë qeveria Meloni ka deklaruar se po punon në tre pika kyçe; bonifikimin e territoreve me problematika kriminale e sociale, të luftojë bastisjen e shkollës nga minorët e ky draft ligj i aprovuar së fundmi.

Qeveria Meloni ka lëvruar 30 milionë euro për të realizuar objektivin e këtij drafti.