PAMJE/ Hong Kongu goditet nga reshjet më të mëdha të shiut në histori

Hong Kongu dhe qytetet jugore të Kinës po luftojnë me përmbytjet, pasi rajoni po përballet me disa nga reshjet më të mëdha të shiut në histori.

Të premten, rrugët dhe stacionet e metrosë ishin nën ujë dhe si pasojë zyrtarët mbyllën shkollat ​​dhe vendet e punës.

Sasia e shirave që kanë filluar që ditën e enjte, nuk ka ndodhur si fenomen në këtë rajon në 140 vitet e fundit.

PAMJE/ Hong Kongu goditet nga reshjet më të mëdha të shiut

Ekipit të zjarrëfikëses u është dashur të kryejnë disa shpëtime, ndërsa fotografitë tregojnë banorët e zonës duke ecur nëpër rrugët e përmbytura.

Të premten, mediat vendase thanë se mbi 83 persona ishin dërguar në spital në 24 orët e fundit për shkak të shiut të furishëm. Shiu ka shkaktuar edhe rrëshqitje të dheut, duke bllokuar shumë prej rrugëve kryesore të vendit.

PAMJE/ Hong Kongu goditet nga reshjet më të mëdha të shiut