Distrikti i festave në Budapest/ Banorët kundër zhurmës, kërkojnë turizëm
Festa me pjesëmarrës që bërtasin, që vishen çuditshëm dhe që i konsumojnë nevojat personale në rrugë. Kjo është diçka normale fundjavave në të ashtuquajturin “distrikti i festave” në Budapest.
Pavarësisht gjithë kësaj, një banor lokal refuzon ta quajë shtëpinë e tij “distrikti i festave”, duke thënë se kjo zonë fillimisht ishte e pajisur me shkolla, klinika mjekësore dhe njerëzit jetonin normalisht.
Por tani është ndryshe. Sandor Sikzai thotë se djalin e tij të vogël e zë gjumi në klasë, pasi e ka të pamundur të flejë natën për shkak të zhurmës.
“Kur dikush çon fëmijën e tij në kopësht i duhet të kalojë përmes sekrecioneve dhe ndonjëherë prindërit përballen me to edhe kur ndodhen në dyert e kopshtit. Një herë, një turist i dehur u fut në kopështin e fëmijëve dhe u shtri për të fjetur atje”- tha Sándor Szikszai, banor i Budapestit.
Sandor Sikzai shton se pavarësisht të gjithave shumë banorë e kanë të pamundur të zhvendosen pasi jetojnë në apartamente në pronësi të bashkisë, ose janë shumë të moshuar për të lëvizur.
Zyrtarët vendorë kanë në plan të organizojnë më shumë evente kulturore për të tërhequr njerëz më të përgjegjshëm dhe të edukojnë turistët që kur mbërrijnë në aeroport.
