Lufta në Ukrainë/ Putin: Rusia nuk lufton kundër popullit ukrainas
Presidenti Vladimir Putin në një takim të komitetit organizativ të Fitores së Rusisë, ka deklaruar se Rusia nuk po lufton kundër popullit ukrainas, shkruan Tass.
Si rrallë herë Putin theksoi se duhet të gjenden provat, që mos ketë keqkuptime për natyrën e atyre me të cilët po luftojnë dhe kush është vërtet armiku i Rusisë.
“Rusia nuk po lufton kundër popullit ukrainas, por kundër përbindëshave dhe të ngjashmit e tyre, ndërsa po ecën përpara me operacionin special ushtarak. Duhet të gërmohen provat dhe t’i tregohen botës, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime për natyrën e atyre me të cilët po luftojmë. Në mënyrë që të jetë e qartë dhe e kuptueshme se cilat synime po ndjekim dhe kush është armiku ynë. Nuk është populli ukrainas, por këta përbindësha dhe pasuesit e tyre. Por duhet të tregohet kjo, se është një realitet”, tha Putin.
