Moska: Kërkesa e Danimarkës për reduktimin e stafit të ambasadës ruse tregon qëndrim armiqësor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2023, 21:38
Kërkesa e Danimarkës që Rusia të reduktojë stafin e ambasadës së saj në Kopenhagen është një tjetër manifestim i “pozicionit armiqësor” të saj, ka pohuar ministria e jashtme e Kremlinit. “Natyrisht, do të nxirren përfundimet e nevojshme”, tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova, raportojnë mediat e huaja.
Danimarka, një anëtare e NATO-s, ka vendosur të kufizojë numrin e diplomatëve rusë të lejuar në ambasadën e Kopenhagenit në pesë dhe stafin administrativ në 20, duke e detyruar Moskën të shkurtojë stafin e saj.
Ministria e Jashtme e vendit nordik ka thënë se Rusisë do t’i duhet të reduktojë personelin deri më 29 shtator.
Në prill 2022, Danimarka iu përgjigj pushtimit rus të Ukrainës duke dëbuar 15 diplomatë.
