98-vjeçari në Gjermani akuzohet për nxitje dhe pjesëmarrje në afro 3 mijë vrasje gjatë Holokaustit
Një 98-vjeçar në Gjermani akuzohet për nxitje dhe pjesëmarrje në afro 3 mijë e 300 vrasjeve gjatë Holokaustit. I moshuari gjerman ka punuar si roje në kampin e përqendrimit të nazistëve Sachsenhausen nga korriku I vitit 1943 deri në shkurt 1945.
Fillimisht, nazistët dërguan në kamp kundërshtarë politikë si komunistë, socialdemokratë, politikanë liberalë dhe konservatorë. Më vonë, ata u ndoqën nga anëtarë të grupeve të tjera të persekutuar nga fashistët: hebrenj, ciganë, homoseksualë.
Ekspertët vlerësojnë se aty u vranë nga 40 50 mijë të burgosur: nga uria, sëmundjet, puna e detyruar, eksperimentet mjekësore dhe keqtrajtimi.
Duke filluar nga tetori 1941, në Sachsenhausen filluan ekzekutimet masive të të burgosurve sovjetikë të luftës, në një objekt ekzekutimi të ndërtuar posaçërisht.
Në një deklaratë të premten, prokuroriët pohuan se raporti I ekspertit psikiatrik vlerëson se I dyshuari është i aftë të përballet në gjyq brenda kufijëve të caktuar.
‘98 vjeçari mbështetur ekzekutimin mizor dhe keqdashës të mijëra të burgosurve si anëtar i gardës naziste’ shtuan ata.
Megjithatë, duke pasur parasysh se ai ka qenë vetëm 18 vjeç në kohën e akuzave kundër tij, gjyqi do të bëhët në përputhje me ligjin për të miturit.
Gjermania po lufton me kohën për të nxjerrë para drejtësisë autorët e fundit të mbijetuar të krimeve të luftës naziste, tashmë shumë të moshuar.
Vitin e kaluar, një tjetër ish-gardian i kampit të përqëndrimit, 101 vjeç, u dënua me 5vjet burg pasi u dënua për vrasjen e 3 mijë 518 njerëzve gjatë Holokaustit
