Britania në pritje të armëve bërthamore amerikane

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë siguruar fonde prej 50 milionë dollarësh për të nisur një projekt, vitin e ardhshëm, që mund të hapë rrugën për kthimin e armëve bërthamore amerikane në Britaninë e Madhe, për herë të parë në më shumë se 15 vjet.

“Projekti përfshin një mega objekt me 144 shtretër në Suffolk, Angli, në bazën e RAF, në Lakenheath", sipas “The Guardian”.

Për të justifikuar shpenzimet, Forca Ajrore e SHBA-së i tha Kongresit se ndërtesa kishte për qëllim të strehonte personelin e regjistruar si pjesë e një misioni sigurie.

Sipas ekspertëve, ky është zhargoni i përdorur nga Pentagoni për t’iu referuar trajtimit të armëve bërthamore.

Ndërtimi i godinës pritet të fillojë në qershor të vitit 2024 dhe të përfundojë në shkurt 2026.

Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë (FAS), Britania e Madhe së bashku me pesë vende të tjera në Evropë, përfshirë Italinë, do të investojnë në ndërtimin e vendeve të ruajtjes së “armëve speciale”.

“Në këto pesë vende do të vendosen 100 bomba B-61”, sipas FAS.

Bombat u morën nga Britania e Madhe në vitin 2017, por objektet e magazinimit nuk janë çmontuar kurrë.