Kukësit i del tymi i plehrave, fusha e mbetjeve prej 17 ditësh po digjet pranë qytetit
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 27 Gusht 2023, 16:11
Prej 17 ditësh fusha e mbetjeve në Kukës po digjet.
Banorët janë shprehur të shqetësuar për situatën, ndërsa thonë se tymi ka shkaktuar probleme tek të moshuarit dhe fëmijët, ndërsa apelojnë bashkinë e Kukësit që të marrë masa menjëherë për këtë situatë.
Këto janë pamjet që vijnë nga Kukësi në këto ditë të nxehta vere.
Prej 17 ditësh fusha e mbetjeve atje po digjet.
Vendgrumbullimi i mbetjeve që gjendet pranë zonave të banuara dhe pranë qytetit.
Banorët ankohen se tymi, smogu e era e fortë nga djegia e mbeturinave po u shkaktojnë shumë probleme në rrugët e frymëmarrjes.
Zjarrfikëset e Bashkisë Kukës prej ditësh janë përpjekur të shuajnë zjarrin por pa sukses deri më tani.
