Liam Payne anulon koncertet! Shkak, gjendja jo e mirë shëndetësore

Ylli i grupit muzikor “One Direction”, Liam Payne është shtruar në spital me infeksion të rëndë në veshka dhe ka njoftuar anulimin e të gjitha koncerteve, ku fillimisht pritej të performonte përpara shumë fansave, në Amerikën e Jugut.

29-vjeçari bëri njoftimin përmes një videoje që ai e publikoi në faqen e tij zyrtare në rrjetin e tij social “Instagram”, ku artisti dukej i dëshpëruar, teksa zbuloi dhe arsyen e këtij vendimi.

Ai tha se anulimi bëhet për shkak të një infeksioni që ai ka pësuar në veshka.

“Kjo është me të vërtetë gjëja e fundit që doja t’ju thoja, por në thelb, kohët e fundit nuk kam qenë mirë dhe përfundova në spital me një infeksion të rëndë të veshkave. Ne filluam provat por më kanë këshilluar që tani nuk është koha e duhur për të dalë derisa të shërohem”, u shpreh këngëtari.

Krijuesi i këngës që u bë hit “Strip That Doën” shkroi krahas videos:

“Me zemër të thyer më duhet t’ju them se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të shtyjmë turneun tim të ardhshëm në Amerikën e Jugut.

Gjatë javës së kaluar kam qenë në spital me një infeksion të rëndë të veshkave, është diçka që nuk do ia dëshiroja askujt dhe urdhrat e mjekëve janë që tani më duhet të pushoj dhe të shërohem.

Për të gjithë ju që keni blerë bileta: Më vjen shumë keq. Ne jemi duke punuar për të ri-planifikuar turneun sa më shpejt që të jetë e mundur, por tani për tani do të rimbursojmë biletat – prandaj ju lutemi shikoni për përditësime nga pika juaj e blerjes.

Faleminderit si gjithmonë për dashurinë dhe mbështetjen, dhe mezi pres t’ju shoh së shpejti”. – përfundoi mesazhin e tij këngëtari.

Liam i premtoi fansave një ‘shfaqje edhe më të madhe, më të mirë’ në të ardhmen, por i këshilloi fansat që tani duhet të kujdeseshin për rimbursimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Liam Payne (@liampayne)