Takimi Vucic-Zelensky në Athinë, eurodeputetja von Cramon: Presidenti serb i ka ofruar armë vetëm që Ukraina të mos njohi Kosovën

Eurodeputetja e Parlamentit Europian Viola von Cramon ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me takimin informal në Athinë të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë darkë informale mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky. Ky i fundit u takua ndër të tjera edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic.

Por për eurodeputeten ky takim i ka shërbyer Vucicit për t’i bërë presion Zelensky për mosnjohjen e Kosovës dhe në shkëmbim i ka premtuar armë Ukrainës.

Ka shumë mundësi që Aleksandër Vucic pranoi të takohet me Zelenskyn që më së shumti ta vinte nën presion mbi: armë në rast të mosnjohjes së Kosovës. Shpresoj që Zelensky ta kuptoj çfarë risku politik mund të ketë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes.