E rëndë në Cerrik/ 32-vjeçarja bie në kontakt me rrymën elektrike teksa po lahej, ndërron jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2023, 21:43
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cerrik.
Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 1, në banesë, shtetasja I. M., 32 vjeçe, banuese në Cerrik, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
