Ukraina vijon me sulmet ndaj Rusisë, rrëzohet një dron në Moskë, autoritetet mbyllin aeroportin Vnukovo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2023, 07:45
Aeroporti Vnukovo i Moskës është rihapur për fluturime pasi u mbyll për një kohë të shkurtër gjatë natës pas një tentative sulmi me dron në kryeqytetin rus.
Kështu deklaruan shërbimet lokale të trafikut ajror për agjencinë e lajmeve TASS.
“Aeroportet qendrore të aviacionit të Moskës kanë rifilluar punën e tyre normale. Hapësira ajrore mbi aeroportin Vnukovo është rihapur,” shpjegoi një zyrtar, pasi ulja e disa avionëve u vonua gjithashtu në aeroportet e Moskës, Sheremetyevo dhe Domodedovo.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga rënia e dronit.

