Me Inteligjencën artificiale imitoi zërin e Erdogan, e më pas tentoi të mashtronte biznesmenët, arrestohet autori në Turqi

Një shtetas është arrestuar nga Organizata Kombëtare turke e Inteligjencës (MIT), pasi u përpoq të imitonte zërin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, duke përdorur inteligjencën artificiale.

Ai u konstatua teksa po telefononte nga më shumë se 10 linja të ndryshme telefonike biznesmenë të ndryshëm në vend dhe zyrtarë të lartë publikë, duke u përpjekur t’i mashtrojë për të marrë përfitime.


I dyshuari u arrestua brenda një kohe të shkurtë, ndërsa autoritetet turke i bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj tentativave të tilla.