Britney Spears i jep fund dashurisë me modelin 12 vite më të ri

Këngëtarja 41-vjeçare Britney Spears duket se i ka dhënë fund martesës me 29-vjeçarin Sam Asghari, pas më shumë se një vit nga kurorëzimi i dashurisë së tyre.

Mediat amerikane raportojnë se hapin për divorcin e radhës të Britney-t e ka ndërmarrë Asghar, i cili mësohet se ka bërë kërkesën në gjykatë, si dhe është larguar nga shtëpia që çifti ndante së bashku dhe tashmë ai po jeton në shtëpinë e tij.

“Ata janë të ndarë dhe kjo është më e mira për Britneyn”, raporton “NBC News”.

Britney Spears u martua me modelin Sam në shtëpinë e saj në Los Angeles në muajin qershor të vitit të kaluar.

Ndërsa më parë, Spears ka qenë e martuar edhe me Kevin Federline, me të cilin ka dy djem adoleshentë: Sean dhe Jayden; si dhe me Jason Alexander në vitin 2004, por martesa u anulua pas vetëm 55 orësh.