“Barbie” kap majat/ 537 milionë dollarë fitime në më pak se 1 muaj

Kompania amerikane kinomatografike “Warner Bros” ndodhet në pozitën më të mirë financiare, pasi prodhimi më i fundit kinematografik “Barbie” u kthye në filmin me fitimet më të larta të të gjitha kohërave të studios në kinematë amerikane.

Yjet e këtij filmi që u shfaq në kinematë botërore më 21 korrik, Margot Robbie 33-vjecare dhe Ryan Gosling 42-vjeçar e kanë ndihmuar studion ta kthejë “Barbie”-n në dollarë, duke fituar 537.5 milionë dollarë në arkat e brendshme që nga publikimi i filmit dhe duke kaluar kështu filmin e Christopher Nolan të vitit 2008, “The Dark Knight”.

Greta Gerwig është bërë regjisorja debutuese femër më e suksesshme e të gjitha kohërave, duke kaluar 153 milionë dollarët e marra nga filmi i suksesshëm i Anna Boden dhe Ryan Fleck për vitin 2019, Captain Marve l.

Komedia fantazi paraqet Margot Robbie në rolin e Barbie si kukulla e modës  dhe Ryan Gosling në rolin e Kenit teksa ata nisin një udhëtim të vetë-zbulimit pas dëbimit nga “Toka e Barbit”.

Përveç fitimeve të mëdha monetare , “Barbie” është filmi më influencues edhe në fushën e modës, pasi po prodhohen me mijëra fustane, bluze, pantallona në ngjyrën e veshjes së kukullës rozë, apo dhe të stampuara me emrin e saj.

Pritet që filmi i “Barbie”-t të kalojë dhe filmin “The Super Mario Bros”. të Universal si filmin më të madh vendas të vitit 2023.