Tourists go home!
Në vitin 1956, Belgjika përfundoi autostradën e saj të parë, e cila shkonte nga kryeqyteti, Brukseli, në Ostend, aty ku familja mbretërore kishte shtëpinë e saj verore. Autostrada u ndërtua posaçërisht për pushuesit dhe turistët ndërkombëtarë. Rruga e re padyshim që solli një bum të turisteve , aq sa rruga nuk ishte kurrë mjaft e gjerë në sezonin e pikut, edhe mbetej pothuajse bosh në sezonin tjetër.
Po ashtu, dyqanet dhe restorantet, apartamentet shumëkatëshe të ndërtuara përgjatë bregdetit, ndërtimi i të cilave shkatërroi dunat edhe dëboi kafshët e egra, shndërroheshin nga të mbipopulluara në bosh. investimet e mëdha në turizëm nuk e shpëtuan qytetin vështirësitë ekonomike, i cili në vitet 1980, ju drejtua fondeve të veçanta europiane për të rimëkëmbur ekonominë e tij.
Historia e Ostend është përjetuar në shumë destinacionet turistike . Ajo tregon se turizmi kërkon infrastrukturë intensive, e cila fatkeqësisht përdoret me kapacitet të plotë vetëm gjatë sezonit , edhe është e vështirë të gjenden përdorime alternative për këto infrastruktura gjatë periudhave të tjera të vitit. Përdorimi nën kapacitet i investimeve " ul kthimin nga investimi" edhe rrit presionin tek çmimet në sezon , sidomos kur fasilitetet turistike janë të vogla, të fragmentizuara, edhe nuk përfitojnë dot nga ekonomia e shkallës.
Ndërkohë ndërtimi i hoteleve , apo komplekseve të vilave e bën zonën përreth më pak të përshtatshme për qëllime të tjera, si bujqësi edhe agrikulturë , industri, apo zona rekreative për vendasit. Për shembull Ostendi duke zgjedhur turizmin humbi mundësinë për të qenë një pikë strategjike e tregtare midis Francës Anglisë edhe Belgjikës.
Ndërkohë që varësia ekonomike e qyteteve nga turizmi, inkurajon investime të cilat përdoren nën kapacitet edhe dekurajon një investim tjetër atë në arsim. Në zonën e OECD-së, mesatarisht 45 për qind e njerëzve të moshës 25-34 vjeç kanë një diplomë kolegji. Në vendet e OECD-së ku sektori turizmit zë një vend të rëndësishëm , përqindja është shumë më e ulët: 43 për qind për Spanjën, 34 për qind në Portugali, 27 për qind në Itali.
Kjo ndodh për një arsye të thjeshtë . Në një ekonomi të dominuar nga turizmi , kthimi ekonomik nga arsimi është i ulët sepse një pjesë e madhe e vendeve të punës në dispozicion janë në hoteleri ose në sektorë të tjerë që nuk e kërkojnë arsim. Dekurajimi në arsimim krijon probleme të mëtejshme për ekonominë duke dëmtuar aftësinë e saj për t'ju përshtatur ndryshimeve .
Ndërsa turizmi shpallet sektor strategjik inkurajohen investimet në infrastrukturën publike e private turistike , dekurajohet investimi në arsim edhe sektorë të tjerë produktivë. Ky debat ka nisur që nga viti 1975 edhe akoma vazhdon të jenë të jete i nxehtë në të gjithë botën. Çdo palë e interesuar qeveritë, sektori privat, mediat , studiuesit , banorët apo edhe vetë turistët, kanë optikën edhe mendimin e tyre lidhur me të.
Por eksperienca botërore tregon se mungesa e balancave edhe qëndrimet super optimiste në trajtimin e këtij sektori nga politikëbërësit, si edhe fakti që kur vjen puna tek qasjet e zhvillimore qeniet njerëzore heqin dorë nga aftësia e tyre unike për të mësuar nga përvoja e të tjerëve, ka çuar ne ripërtëritjen e të njëjtave gabime.
Kështu që ndonjë ditë mos u çudisni nëse në ndonjë mur në Vlorë Sarandë apo Himarë të shkruhet si sot në Barcelonë:
Turists go home! Turistë shkoni në shtëpi!
