Turgenievët mediatik të Sali Berishës!

Pasi heshtën për disa ditë, sepse nuk kishin marrë udhëzimet sesi do të vepronin. Pasi u gjendën të papërgatitur për debatin që shkaktoi fakti se pas kullës gjigande qendron Shkëlzen Berisha.

Prej disa ditësh gazetar pranë Sali Berishës dhe mediat e tyre kanë nisur nga teoritë e konspiracionit, vetëm për të shmangur thelbin e debatit. Kanë filluar te tjerrin teori që dhe Jim Marrs do i kishte zili.

Psh: kanë nisur të “fshehin” kullën”, duke sajuar një “sherr” Rama- Veliaj.

Kur lexon gazetarët e Berishës, por dhe Berishën që prej ditësh po hedhin në treg idenë se: “zhurmën për kullën e nisi Erion Veliaj, për të sulmuar Edi Ramën”

Berisha të duket një “Turgeniev” në krijimin e personazheve të brendshëm. Me pak fjalë, në mënyrë sintetike, ai tregon tiparet kryesore të një karakteri që ai e vuan prej kohësh. Në mëndjen e tij kërkon një sherr Rama-Veliaj. Berishës i duket Rama si Pavël Kirsanovini, kurse Veliaj si Arian Vllasevnëni. Berisha njihet për mjeshtërinë e përshkrimit të intrigës.

Prandaj ka vendosur në vijë të gjithë “Turgenievët e tij mediatik” ti mfshojnë kësaj teorie në mënyrë që të largojë të birin nga xhallamahia e radhës ku është futur.

Dhe sigurisht “Turgenievët e tij mediatik” nuk kanë zhgënjyer, madje kanë shkuar me larg në këtë terori. Ata po i qajnë hallin Erionit nga hakmarrja e Edi Ramës.

Sigurisht nuk mungon dhe Lul Brava tek personazhet. Tek “Turgenievët e tij mediatik” sensi i masës është shumë i zhvilluar.

Psh: Ata mendojnë se: “Lul Bravën, Erioni e mori nga Balla pa e pyetur Ramën dhe këtu shkeli në dërrasë të kalbur”. Vetëm se me sherrin Rama-Veliaj, të cilin e risjellin në skenë sa herë kanë ndonjë hall, nuk e fshehin dot kullën sa një mal në mes të Tiranës.

Realiteti është ndryshe. Sot ne shohim Sali Berishën e vërtetë, një pazarxhi i rëndomtë, që prej vitesh tashmë është marrë peng nga i biri dhe e bija, të cilët bëjnë pazare në emër të tij.

Dhe të partisë që i drejton i ati, kuptohet.